Skip to content

Lajmi I Fundit

Ngjela lë pa fjalë shqiptarët: Si kam tradhtuar gratë e jetës sime! Puthjet dhe shtrati… ja çfarë u bëja

Posted on May 23, 2026 By admin No Comments on Ngjela lë pa fjalë shqiptarët: Si kam tradhtuar gratë e jetës sime! Puthjet dhe shtrati… ja çfarë u bëja

Në një rrëfim të gjatë dhe ndryshe nga zakonisht në “Grida Duma Podcast”, Spartak Ngjela ndau pikëpamjet e tij për dashurinë, gratë dhe mënyrën si ndërtohen marrëdhëniet, duke prekur edhe raportin me familjen dhe mungesën e një pasardhësi. Sipas tij, baza e çdo lidhjeje nuk është thjesht tërheqja fizike, por komunikimi.

“Kryesorja është fjala në dashuri. Leri puthjet dhe shtratin, ato janë tjetër gjë. Si bëni dashuri me telefonin? Si qan ajo në telefon nga dashuria që impon ti?”, u shpreh ai.

Në këtë linjë, ai u ndal edhe te lidhja nënë–fëmijë dhe instinkti i lindjes, duke e konsideruar atë një përvojë që nuk mund të krahasohet.

“Dhimbja e lindjes është sakrificë që e zmadhon dashurinë për fëmijën”, u shpreh Ngjela, duke shtuar se kjo është një ndjesi që burri nuk mund ta përjetojë në të njëjtën mënyrë.

I pyetur indirekt për faktin që nuk ka një djalë, ai la të kuptohet se e sheh këtë si një realitet që lidhet me natyrën e jetës dhe zgjedhjet personale, pa e dramatizuar. Sa i përket jetës së tij personale, ai theksoi se nuk ka lënduar asnjëherë një grua.

“Marrëdhëniet e mia kanë pasur mobilitet permanent. Por nëse nuk respektoj atë që kam, humbas personalitetin tim”, u shpreh ai.

Në fund, Ngjela iu referua edhe Friedrich Engels, duke theksuar se marrëdhënia në çift ka vlerë vetëm kur mbështetet te dashuria.

“Martesa pa dashuri nuk vlen. Nëse ajo ikën, ndryshon gjithçka”, përfundoi ai

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Kreu marrëdhënie me 400 BURRA brenda një nate…/Ylli i filmave
Next Post: Edhe me burrë, edhe me d*shnor? Habit biznesmenja shqiptare: Kam qenë e para, por dhe e treta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme