Skip to content

Lajmi I Fundit

Drejt romancës me Indrin në Ferma VIP? Flet motra e Klevisës: Është shqetësuese, ai është 19 vite më i madh (Video)

Posted on May 23, 2026May 23, 2026 By admin No Comments on Drejt romancës me Indrin në Ferma VIP? Flet motra e Klevisës: Është shqetësuese, ai është 19 vite më i madh (Video)

Afrimiteti mes Indrit dhe Klevisës në Ferma VIP vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara, sidomos pas daljes së Vanesës nga ferma. Sjelljet e tyre të afërta kanë ngritur dyshime për një romancë të mundshme, ndërsa debatet janë zhvendosur edhe në studion e Ferma Club.

Për herë të parë ka reaguar edhe motra e Klevisës, Sebastiana, e cila ka sqaruar raportin mes tyre dhe ka hedhur poshtë çdo aludim për interes nga ana e motrës së saj.

“Klevisa është vajzë e re, mund të ketë disa mangësi në shprehje, prandaj mendoj që është bërë një rrëmujë, një keqkuptim i madh. Flas për situatën me Indrin. Është bërë thjesht një rrëmujë padashje, sepse Klevisa nuk ka dhe nuk do ketë kurrë interes për Indrin, ju a siguroj. Është perceptimi i publikut”, u shpreh ajo.

Në debat ndërhyri edhe Albano, i cili theksoi se diskutimi nuk lidhet vetëm me Klevisën, por me afrimitetin e dukshëm të Indrit pas largimit të Vanesës.

“Pyetja është: a ka gjë Indri me Klevisën? Këtë po diskutojmë. Të gjithë po themi që sapo doli Vanesa, Indri u afrua me Klevisën”, tha ai.

Sebastiana pranoi se afrimiteti është vënë re nga të gjithë, por u shpreh e shqetësuar për diferencën në moshë mes tyre.

“Distanca që kanë në moshë, shpresoj shumë që Indri të mos ketë interes. Një burrë i moshës së Indrit të ketë një pëlqim për një vajzë 19-vjeçare është shqetësuese. Klevisa aty është komplet vetvetja, siç është në shtëpi dhe me shoqërinë. Nuk ka bërë ndonjë lojë të pisët apo të ketë vënë maskë”, deklaroi ajo.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Behuni gati ne fund te Majit, e frikshme cfare po njoftohet per temperaturat, Toka po hyn…
Next Post: Vjen lajmi i Zi! Rregulla të reja për “Green Card”, SHBA ndryshon aplikimet për llotarinë amerikane, Do iu kthejnë në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme