Skip to content

Lajmi I Fundit

“Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump reagon sërish: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani

Posted on May 25, 2026 By admin No Comments on “Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump reagon sërish: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbrojtur publikisht negociatat me Iranin, duke deklaruar se çdo marrëveshje e mundshme do të jetë “e mirë dhe e duhur”, ndryshe nga ajo e arritur gjatë administratës së ish-presidentit Barack Obama.

Në një postim në platformën e tij sociale, Trump sulmoi kritikët e tij dhe theksoi se marrëveshja që po diskutohet aktualisht nuk i jep Iranit rrugë për zhvillimin e armëve bërthamore.

“Nëse bëj një marrëveshje me Iranin, do të jetë një marrëveshje e mirë dhe e duhur, jo si ajo që bëri Obama, e cila i siguroi Iranit shuma të mëdha parash dhe një rrugë të qartë e të lehtë drejt një arme bërthamore”, shkroi Trump.

Ai shtoi se marrëveshja ende nuk është negociuar plotësisht dhe se detajet e saj nuk janë bërë publike.

“Marrëveshja jonë është krejt e kundërta, por askush nuk e ka parë ose nuk e di se çfarë përmban. As nuk është negociuar plotësisht ende”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump kritikoi ashpër kundërshtarët politikë, të cilët sipas tij po komentojnë pa ditur detaje konkrete të negociatave.

“Ndryshe nga paraardhësit e mi, të cilët duhet ta kishin zgjidhur këtë problem vite më parë, unë nuk bëj marrëveshje të këqija”, u shpreh ai.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Paratë i merr vetëm nëse nuk del në TV”, mashtrim me kurset estetike, paguan 1100 euro për kurse që s’u bën dhe përballet me kërcënime
Next Post: Lufta drejt fundit/ Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit, gati marrëveshja me SHBA-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme