Skip to content

Lajmi I Fundit

VIRUSI VD*KJEPRURËS I MINJVE/ MJEKJA ZBULON KUSH RREZIKOHET MË SHUMË NGA HANTAVIRUSI

Posted on May 25, 2026 By admin No Comments on VIRUSI VD*KJEPRURËS I MINJVE/ MJEKJA ZBULON KUSH RREZIKOHET MË SHUMË NGA HANTAVIRUSI

Mjekja Aurora Dollenberg në një lidhje direkte televizive, ku foli për Hantavirusin dhe rastet e raportuara së fundmi në Afrikë.

Ajo sqaroi se virusi nuk duhet të krijojë panik te popullata, pasi lidhet kryesisht me persona që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me brejtësit ose ambiente të kontaminuara.

“Hantavirusi nuk duhet të ketë një impakt frikësues në popullatë, sepse është një virus që lidhet me profesione të caktuara, si pylltarët apo persona që punojnë me ushqime dhe drithëra të depozituara për kohë të gjatë.”-tha mjekja.

Sipas saj, rreziku më i madh paraqitet tek personat me sistem imunitar të dobët dhe te grupmoshat e mëdha, sidomos mbi 70 vjeç. Dollenberg foli edhe për rastet fatale të raportuara në një anije në Afrikë, ku viktimat ishin një çift holandez dhe një pacient gjerman.

“Personat mbi 70 vjeç janë më të rrezikuarit. Kur mosha e madhe bashkohet me sëmundje shoqëruese dhe dobësi të sistemit imunitar, virusi mund të bëhet fatal. Megjithatë, në mbi 99% të rasteve ai kalon si një grip i zakonshëm.”-shtoi ajo.

Mjekja sqaroi se transmetimi i virusit ndodh kryesisht nga kontakti me urinën ose feçet e minjve dhe se rastet e rënda mbeten shumë të rralla.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Iva Ankohet Hapur Në Emision Live: Kam 10 Shoqe Beqare, Asnjë Burrë Shqiptar Nuk I Do Sepse…!
Next Post: Çfarë po ndodh?! Tensione mbi Egje, avionët luftarakë turq shkelin hapësirën dhe përplasen me ata grekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme