Skip to content

Lajmi I Fundit

Kurti: Subvencionimi i linjave ajrore me 2 milionë euro për mërgimtarët s’është blerje votash por është…!

Posted on May 27, 2026 By admin No Comments on Kurti: Subvencionimi i linjave ajrore me 2 milionë euro për mërgimtarët s’është blerje votash por është…!

Kryeministri Albin Kurti ka arsyetuar vendimin e fundit të ekzekutivit për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e linjave ajrore në Aeroportin “Adem Jashari”, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës se kjo masë po bëhet për efekte elektorale, dhe duke theksuar se anulimi i mundshëm i fluturimeve për shkak të shtrenjtimit të karburantit do të ishte fatal për ekonominë e vendit.

Ja sqarimi i tij i plotë:

“Subvencionimin e linjave ajrore për destinacione të caktuara e bëjnë shumica e shteteve ne rajon e më gjerë, me qëllim nxitjen e turizmit.

Me mërgatën tonë të mrekullueshme që nuk humb asnjë vit pa ardhur në vendlindje, ne e kemi edhe një arsye më shumë që ta bëjmë këtë. E përballë rrezikut që një pjesë e fluturimeve të planifikuara gjatë muajve korrik dhe gusht të anulohen për shkak të rritjes së kostos së karburantit, vendimi ynë i djeshëm për të subvencionuar linjat ajrore që lidhin destinacionet e mërgatës sonë u bë i domosdoshëm.

Anulimi i fluturimeve në muajt e verës, do të nënkuptonte që një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve të mos mund te vinin siç vijnë zakonisht në muajt korrik dhe gusht. E kjo do të ishte keq për ta dhe familjet e tyre, por do të ishte fatale edhe për ekonominë e vendit. Prandaj kam angazhuar ministrat Hekuran Murati dhe Dimal Basha për të parë mundësinë e një mase që do ta parandalonte një situatë të tillë.

Vendimi i djeshëm për të ndarë 2 milionë euro ka për qëllim subvencionimin e linjave ajrore që lidhin Aeroportin “Adem Jashari” me aeorportet prej nga vijnë mërgata jonë, dhe mbulon periudhën e mbetur të sezonit veror të aviacionit, që është deri në fund të muajit tetor.

Pra nuk bëhet fjalë për blerje biletash apo ardhje të organizuar për zgjedhje, siç u pretendua nga disa qarqe të bllokut opozitar. Kjo është një skemë mbështetëse sikurse e bëjnë shumica e shteteve të rajonit, e cila mundëson që mërgata jonë të mund të vijnë e të na vizitojnë edhe këtë verë, sikurse çdo vit.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Njihuni me FSHATIN shqiptar në Bullgari me mbi 500 vjet histori dhe gjurmë shqiptare
Next Post: E rëndë në Ulqin, 46-vjeçari vret partneren e tij nga Shqipëria dhe më pas i vë flakën shtëpisë për të mos e…! (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme