Skip to content

Lajmi I Fundit

Lajm i fundit! Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Posted on May 27, 2026 By admin No Comments on Lajm i fundit! Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve në vlerën 6.4 përqind.

Vendimi aplikohet për llogaritjen e bazës së vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2024, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së masës fillestare mujore të pensioneve, me datë lindjeje të së drejtës, nga data 1.1.2026 e në vazhdim.

MIRATIMIN E KOEFICIENTIT TË INDEKSIMIT TË BAZËS SË VLERËSUAR TË VITIT 2024 PËR LLOGARITJEN E PENSIONEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të paragrafit të dytë, të nenit 10, dhe të pikave 1 e 3, të nenit 59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2024, me koeficient indeksi 6.4 %, të llogaritur sipas kritereve të përcaktuara në nenin nr.59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

2. Indeksi i përcaktuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, aplikohet për llogaritjen e bazës së vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2024, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së masës fillestare mujore të pensioneve, me datë lindjeje të së drejtës, nga data 1.1.2026 e në vazhdim.

3. Indekset akumulative të bazës së vlerësuar, të arritura nëpërmjet pagave të periudhës 1994-2024, referuar kontributeve të paguara sipas muajve në këtë periudhë dhe pagave referuese sipas punëve dhe profesioneve, të përcaktuara me vendimin nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar, sipas viteve, janë sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4. Pas aplikimit të indeksit të vitit 2024, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së masës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë lindjeje të së drejtës, nga data 1.1.2026, nuk mund të jetë më e lartë se:
a) trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për pagat e periudhës, nga viti 1994 deri në 31.12.2001;
b) paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar sipas kritereve të nenit 10, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat e periudhës, nga viti 2002 e në vazhdim.

5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve dhe aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë lindjeje të së drejtës, nga data 1.1.2026 e në vazhdim, dhe përballohen brenda buxhetit vjetor, të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

6. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimi

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Po vjen pērvēlimi”/ Meteorologia paralajmëron shqiptaret, ja cfare pritet të ndodh me motin…!
Next Post: Motrat i kërkojnë pasurinë, vëllai përlotet dhe jep mesazhin që do t’ju lërë pa fjalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme