Skip to content

Lajmi I Fundit

“Kanë kontrollin e territorit”! Deklarata “bombë” e Artan Hoxhës: Struktura që zhduku Ervis Martinajn, përgjegjëse edhe për atentatin e Rinasit

Posted on May 28, 2026 By admin No Comments on “Kanë kontrollin e territorit”! Deklarata “bombë” e Artan Hoxhës: Struktura që zhduku Ervis Martinajn, përgjegjëse edhe për atentatin e Rinasit

Zhdukja e ish-bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, vijon të mbetet e pazbardhur nga autoritetet e vendit. Teksa po bëhen katër vite nga momenti kur ai u pa për herë të fundit, institucionet ligjzbatuese ende nuk kanë konfirmuar se çfarë ka ndodhur me biznesmenin.

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar deklaratat e babait të ish-bosit të lojërave të fatit, Mustafa Martinaj, i cili, sipas tij, ka dhënë emrat e vrasësve në GJKKO.

“Babai i Ervis Martinajt po jep disa mesazhe. Batuta që tha ai herën e fundit ishte unë kërkoj kufomën e djalit, trupin e djalit, dhe këta merren me leckat e djalit tim. Kur ai thotë se kërkon trupin e djalit, nënkupton që i ka dhënë emrat e vrasësve në këtë moment. I ka dhënë emrat në GJKKO”, tha Hoxha.

Hoxha tha më tej se institucionet duhet t’u japin fund zërave dhe të pranojnë se Martinaj është vrarë.

“Institutionet duhet të thonë një gjë: personi që kërkojmë nuk jeton, po kërkojmë kufomën e tij. Në këto kushte, në pamundësi për të bërë një tjetër betejë gjyqësore, familja po përdor procesin gjyqësor dhe mediat, duke i çuar një mesazh të fortë shtetit: pavarësisht motiveve, gjeni trupin e Vis Martinajt”, tha ai.

Më tej, gazetari bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se e njëjta strukturë kriminale që zhduku Ervis Martinajn është përgjegjëse edhe për atentatin në Rinas, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe polici Muçi Shaljani. Gjithashtu, Hoxha theksoi se kjo aleancë është ende e fuqishme dhe ka kontroll mbi territorin.

“Tani e di që publiku është i uritur për të dëgjuar emra: kush e bëri, si e bëri, kush është aleanca. Nuk është akoma momenti. Fakti që askush nuk po merret me ta, do të thotë që ata janë ende shumë të fuqishëm. Fakti është që ata bënë edhe një ngjarje tjetër, sepse e njëjta strukturë e bëri Rinasin (vrasjen e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit). Kjo do të thotë që jo vetëm janë të fuqishëm, por kanë edhe kontrollin e territorit. Vrasjet në Shqipëri kanë rënë sepse kjo aleancë ka kontrollin”, tha gazetari.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Dyshimet mbi vdekjen e 25-vjeçares në Tiranë, AMP hetim ndaj komisariatit nr.2 për rastin e Xhuana Nikollajt
Next Post: A rrezikon Shqipëria nga Ebola? Ekspertët paralajmërojnë: Virusi mund të shfaqë simptomat deri në 21 ditë pas infektimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme