Skip to content

Lajmi I Fundit

Greqi/ Të veshur me të zeza dhe kapele në kokë, momenti kur dy shqiptarët i afrohen biznesit të pakistanezit që e plagosen

Posted on May 28, 2026 By admin No Comments on Greqi/ Të veshur me të zeza dhe kapele në kokë, momenti kur dy shqiptarët i afrohen biznesit të pakistanezit që e plagosen

Mediat greke kanë publikuar momentin kur shqiptarët, që u përfshinë në një sulm me armë zjarri pasditen e djeshme në Athinë, hyjnë brenda një biznesi celularësh dhe qëllojnë me armë zjarri ndaj pronarit.

Në fillim u raportua se njëri prej tyre ka hyrë në biznes dhe ka qëlluar, por nga pamjet, shihen edhe të tjerët, megjithatë nuk dihet se sa kanë qëlluar. Sipas mediave greke, pronari pakistanez i dyqanit u plagos në kofshë.

Një kamera sigurie ka kapur edhe momentin kur autorët e krimit mbërrijnë në vendngjarje, të veshur me rroba të zeza, kapele dhe maska. Përpara tyre, një grua me një karrocë fëmijësh bën një hap prapa sapo i sheh, dhe ata vazhdojnë të qetë.

Autorët, sipas raportimeve, gjatë largimit kanë marrë një numër të panjohur telefonash celularë, si dhe para.

Ata janë larguar më pas me një automjet ti BMW ngjyrë gri, por teksa po përpiqeshin t’i iknin policisë, janë përplasur me dy tre mjete të tjera. Tre u vunë në pranga, ndërsa një tjetër është në kërkim.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: PAZARI SEKRET ME BE? “Koka” e Belinda Ballukut si kusht për IBAR-in, 32 kriteret e Brukselit pritet të sjellin tërmet në qeveri!
Next Post: BE tërhiqet nga negociatat Ukrainë-Rusi? Kallas: Nuk mund të bëjmë ndërmjetësin sepse…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme