Skip to content

Lajmi I Fundit

“Unë k*rvë nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po”, trondit Kryemadhi me deklaratën, flet edhe për Ilirin

Posted on May 29, 2026 By admin No Comments on “Unë k*rvë nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po”, trondit Kryemadhi me deklaratën, flet edhe për Ilirin

Monika Kryemadhi ishte mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”, teksa po fliste për gjyqin në GJKKO së bashki me Ilir Metën, u shpreh se është ndjerë e paragjykuar gjatë kësaj periudhe, por theksoi se nuk ka zgjedhur të paraqitet si viktimë.

Ajo deklaroi se do të vazhdojë jetën e saj normalisht, duke u fokusuar te vetja dhe fëmijët, pavarësisht situatës së krijuar.

Kryemadhi mohoi lidhjen e saj me komentet dhe aludimet publike, duke i cilësuar ato si pjesë e debatit mediatik dhe politik. Ajo shtoi se kritikat dhe paragjykimet kanë ardhur edhe nga ish-bashkëpunëtorë të Metës.

Në lidhje me çështjen në gjykatë, Kryemadhi tha se nuk pranon akuzat ndaj saj dhe vuri në dyshim bazën e tyre, duke theksuar se beteja e saj është për të zbardhur të vërtetën përpara opinionit publik.

Erl Murati: A jeni ndjerë e gjykuar gjatë gjithë këtyre javëve që shoku juaj i jetës gjendet në izolim dhe ju keni nisur jetën tuaj në mënyrë më spektakolare. Ka njëlloj përplasje imazhi, një ish president, ish kryeministër në izolim dhe ish bashkëshortja e tij ka rilindur…Për shkak të viteve që njihemi ma lejo, më erdhën në mendje poezi një varg, që thotë në orën 6 ai u var, në orën 7 e kallën në var në orën 8 ai që e deshtë, pinte verë edhe qeshte

Kryemadhi: Këto vargje nuk kanë lidhje me mua, por me ish bashkëpunëtorët e Metës në politikë që ka pasur, ish ministrat, ish deputetët, dhe ish miqtë e tij të ngushtë. Ne shqiptarët jemi njëshat e frustrimit mediatik. Mos prit që unë të vë kujën dhe të qaj. Unë kur qava kur Ilir Meta tha divorcohem nga Kryemadhi, mos prit që unë qoftë edhe në sallë të gjyqit edhe përpara kamerave të shtrihem dhe të bëj rolin e viktimës.

Unë jetën do ta vazhdoj Erli sepse do ushqehem do jetoj, do jetoj për veten time dhe për fëmijët e mi në radhë të parë. Një bashkëpunëtor i imi, ose ish bashkëpunëtor në një tavolinë me burra, diskutonte për sjelljen time mediatike ka thënë nuk e dija që qenka kaq e përdale…Dhe unë i kam thënë unë kurvë nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po…

E paragjykuar po jam ndjerë. Sot kanë frikë edhe të vijnë tek dera përpara gjykatës qoftë edhe në solidaritet. Por për mua beteja ime është me opinionin publik për të zbardhur të vërtetën. Por nëse kjo dosje dhe këto akuza që 10 % e dosjes janë akuza gazetash, nuk pranoj asnjë akuzë…Kush është vepra penale? Ai pretendon që vepra penale ka ndodhur pas një viti

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: ”Ajo me tradhtonte me shokun e ngushtë”/ Flasin para gjyqit familjarët e shqiptares së vŕàrë: Ajo punonte dy dhe tre punë
Next Post: Gjinekologia tregon cfarë i ndodh femrave dhe meshkujve që nuk kryejnë marredhënie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme