Skip to content

Lajmi I Fundit

“Më dhemb shpirti” / Efi përlotet publikisht dhe shpërthen keq: Po shkatërrojmë shtëpinë tonë!

Posted on May 30, 2026 By admin No Comments on “Më dhemb shpirti” / Efi përlotet publikisht dhe shpërthen keq: Po shkatërrojmë shtëpinë tonë!

Ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes, ka prekur ndjekësit e saj në Instagram me një reagim tejet emocional të ndarë në InstaStory.

Përmes një fotoje ku shihet me lot në sy, Efi ka shprehur një revoltë dhe trishtim të madh lidhur me situatën mjedisore në Shqipëri, duke u ndalur specifikisht te zona e mbrojtur Vjosa-Nartë.Efi ka shkruar një tekst të gjatë ku tregon se lajmet e fundit e kanë tronditur pa masë.

Ajo u shpreh se mundohet ta përdorë sa më pak telefonin dhe ishte krejtësisht e painformuar për atë që po ndodh me Vjosë Nartën, por kur e mori vesh, u prek pa fund pasi i dhemb shpirti kur sheh sesi njeriu, me duart e veta, po shkatërron shtëpinë e tij.

Ajo vazhdoi duke e cilësuar situatën si një dëm të madh jo vetëm për vendin, por për gjithë planetin, duke pyetur se si mund të mos kuptojmë që pa oksigjen nuk marrim dot frymë, pa tokë nuk ka ushqim dhe se e vetmja arsye pse ekzistojmë është natyra.

Në fund, ajo lëshoi edhe një kritikë të ashpër duke thënë se duhet të ndryshojmë emërtimin tonë nga njerëz në kafshë, ndonëse me këtë u bën padrejtësi kafshëve pasi ato jetojnë në ekuilibër me habitatin e tyre, ndërsa ne po shkatërrojmë Tokën dhe njëri-tjetrin, duke përfunduar se ne kemi nevojë për natyrën dhe jo ajo për ne.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Kanë bërë kërdinë”, zgjodhi Shqipërinë për fundjavë, qytetari nga Kosova i shmanget zgjedhjeve
Next Post: “Ishte tmerr i vërtetë”/ Truproja i Nanos: Isha në listën e zezë të Berishës, donin të më vrisnin mua dhe 30 eksponentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme