Skip to content

Lajmi I Fundit

Sinoptikania paralajmëron: Ja çfarë e pret vendin pas datës 5 Qershor

Posted on May 30, 2026 By admin No Comments on Sinoptikania paralajmëron: Ja çfarë e pret vendin pas datës 5 Qershor

Muaji qershor pritet të nisë me temperatura të larta dhe mot tipik veror në të gjithë vendin.

Sinoptikania Lajda Porja, paralajmëroi se masat ajrore të nxehta me origjinë afrikane do të ndikojnë fuqishëm në territorin shqiptar, duke sjellë temperatura që në javën e parë do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.

Sipas saj, pas datës 5 qershor pritet një tjetër rritje graduale e temperaturave, ku termometri mund të shënojë deri në 35–36°C, kryesisht në zonat e ulëta dhe qytetet e brendshme të vendit.

“Javën e parë të qershorit temperaturat do të jenë rreth 33–34 gradë. Pas datës 5 pritet një rritje graduale deri në 35–36 gradë celsius nën hije. Këto masa të nxehta afrikane do të jenë të pranishme gjatë gjithë verës, me ndërprerje të shkurtra”, u shpreh sinoptikania.

Megjithatë, muaji nuk do të jetë plotësisht i qëndrueshëm. Në disa zona të vendit priten rrebeshe të shkurtra shiu, të shkaktuara nga zhvillimi i shpejtë i vranësirave konvektive si pasojë e temperaturave të larta.

Fenomenet më të shpeshta atmosferike pritet të regjistrohen në zonat malore dhe lindore, ndërsa bregdeti do të mbetet kryesisht i kthjellët dhe i qëndrueshëm.

Qytetet më të rrezikuara nga reshjet e izoluara janë Tirana, Kukësi, Puka, Bajram Curri, Peshkopia, Bulqiza, Korça, Pogradeci, Erseka, Tepelena dhe Gjirokastra.

Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të mbetet kryesisht i qëndrueshëm deri më 10 qershor, ndërsa në datat 11–12 qershor mund të ketë një ndërprerje të shkurtër me reshje kalimtare, për t’iu rikthyer më pas temperaturave të larta dhe kthjellimeve.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Raketa që rrëzoi avionin luftarak amerikan “F-15” mbi Iran ishte kineze! Pekini furnizoi Teheranin para sulmit edhe me radarë
Next Post: “Investim 4 mld €”/ Debati për projektin në Zvërnec, reagon kompania që ka marrë përsipër projektin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme