Skip to content

Lajmi I Fundit

Vjen lajmi urgjent, i ndodh e “keqja” rojes private. Dalin detajet e forta

Posted on May 30, 2026 By admin No Comments on Vjen lajmi urgjent, i ndodh e “keqja” rojes private. Dalin detajet e forta

Një prej rojeve private të përfshira në dhunimin dhe marrjen zvarrë të protestuesit në Zvërnec është arrestuar mbrëmjen e sotme.

Më herët, policia ka bërë me dije se dy punonjës të sigurisë private ishin proceduar penalisht për incidentin e ndodhur gjatë protestës, ku një qytetar u tërhoq zvarrë nga krahët pasi kishte humbur ndjenjat.

Sipas dëshmive dhe pamjeve të publikuara, protestuesi dyshohet se u godit fillimisht me grusht nga një roje tjetër private, çka i shkaktoi humbjen e ndjenjave, ndërsa më pas u tërhoq me forcë nga dy punonjësit e sigurisë, duke shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.

Kujtojmë këtu se në zonën e Zvërnecit dhe Pishë Poros parashikohet ndërtimi i një resorti gjigant turistik nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila lidhet me struktura investimi ndërkombëtare ku përfshihen Jared Kushner, Ivanka Trup si dhe Ramez e Mohamad Al-Khayyat nga Katari, sipas të dhënave të publikuara mbi projektin.

Por ngjarja ka marrë një tjetër kthesë pas reagimit publik të ish-banores së Big Brother VIP, Gerta Shino. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo pretendon se ka identifikuar një prej personave civilë të përfshirë në episodet e tensionit. Sipas saj, personi në fjalë është roje i kompanisë “Major Security” dhe quhet Gerald Biba.

Shino shkon më tej, duke pretenduar se i riu ka qenë më herët i njohur edhe në konkurse bukurie në Durrës, ndërsa e cilëson të papranueshme përfshirjen e personave privatë në një situatë të tillë ndaj qytetarëve që protestojnë për pronat e tyre. Këto pretendime mbeten ende të pakonfirmuara nga burime zyrtare dhe deri tani nuk ka një reagim publik nga kompania “Major Security” apo nga vetë personi i përmendur.

Ish-banorja e BBV ka bërë gjithashtu thirrje për bojkot ndaj kompanisë së sigurisë private, si dhe për një reagim më të gjerë qytetar lidhur me ngjarjen. Sipas saj, ajo që ka ndodhur në Zvërnec nuk mund të kalohet në heshtje, pasi prek drejtpërdrejt mënyrën se si trajtohen qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre.

Deri në publikimin e këtij raportimi, Policia e Shtetit apo Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë nuk kanë dalë ende me një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit, identitetin dhe statusin e personave civilë të përfshirë, si dhe nëse ata kanë qenë pjesë e një kompanie private sigurie apo kanë vepruar me ndonjë autorizim konkret.

Ngjarja ka rihapur edhe një herë debatin mbi projektin turistik në zonën e Zvërnecit dhe Pishë-Poros. Në këtë zonë parashikohet ndërtimi i një resorti gjigant turistik nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, një projekt që është lidhur në raportime publike me struktura investimi ndërkombëtare ku përmenden Jared Kushner, Ivanka Trump, si dhe investitorë nga Katari.

Projekti është kundërshtuar nga banorë, aktivistë dhe pretendues pronash, të cilët ngrenë shqetësime si për çështjet e pronësisë, ashtu edhe për ndikimin në një zonë me rëndësi mjedisore. Përplasja e sotme, e shoqëruar me pamje të rënda dhe akuza për ndërhyrje të personave civilë, pritet të shtojë presionin publik ndaj institucioneve për transparencë të plotë.

Në pritje të një reagimi zyrtar, pyetjet kryesore mbeten: kush ishin personat civilë të përfshirë në përplasjen me protestuesit, me çfarë statusi ndodheshin në zonë, a kanë vepruar si punonjës sigurie private dhe pse nuk u sqarua menjëherë situata nga autoritetet përgjegjëse?

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Zbulohet lidhja e fortë e rojes në Zvërnec me Noizy, ja çfarë i paska bërë ai
Next Post: Banorët aluduan për afrimitetin e tyre, ky moment mes Soni Malajt dhe Ilir Shaqirit po komentohet kudo (VIDEO)”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme