Skip to content

Lajmi I Fundit

“Mos ke ndonjë shoqe?!”, gjyshi “harron” gruan: Po të ishte ajo do ishte një mrekulli…

Posted on May 30, 2026 By admin No Comments on “Mos ke ndonjë shoqe?!”, gjyshi “harron” gruan: Po të ishte ajo do ishte një mrekulli…

Të ftuar këtë të diel, 17 maj, në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”, Fazilja dhe Lulëzimi nuk e fshehën dot ankthin dhe emocionet e forta. Me sytë e fiksuar te muri vjollcë, çifti i të moshuarve po përpiqej me çdo kusht të gjente se kush kishte marrë rrugën për t’i surprizuar.

Teksa mendja e tyre shkoi menjëherë te fëmijët dhe mbesat artiste që jetojnë në Itali, Ardit Gjebrea ka përfituar nga rasti për të ndezur atmosferën me plot batuta dhe humor.

Kur Lulëzimi pranoi se refuzon të shkojë në Itali, pavarësisht lutjeve të përditshme të djemve, bashkëshortja e tij, Fazilja, ndërhyri menjëherë: Nuk shkon jo, nuk do!.

Kaq ka mjaftuar që Gjebrea të “ngacmojë” të moshuarin me një pyetje pikante që shkaktoi menjëherë të qeshura në studio: Mos ke ndonjë shoqe këtu more, që nuk e lë dot?. Por reagimi i Lulëzimit, nuk ishte ai që pritej…

Fazile: Kemi një çikë stres!

Fazile: Sepse nuk e dimë se kush është?

Ardit Gjebrea: Po kush mund të jetë?

Lulëzim: Ne kemi dy djem, të dy i kemi në Itali. I madhi ka dy djem, i vogli ka dy vajza, bile dy vajzat merren edhe me muzikë atje në Itali. Njëra i bie kitarës, tjetra baterisë edhe këndon.

Ardit Gjebrea: Fantastike! Po ju shkoni shpesh?

Lulëzim: Kam disa kohë që nuk kam shkuar.

Lulëzim: Për arsye shëndetësore. Më janë lutur djemtë të shkoj dhe më luten përditë!

Fazile: E ka një çik me merak!

Ardit Gjebrea: Mos ke ndonjë shoqe këtu more, që nuk e lë dot!

Fazile: Ndofta! Mos ka ardhur, të paktën iki unë.

Ardit Gjebrea: Po të të ketë ardhur ndonjë shoqe këtu, si i bëhet?!

Lulëzim: Unë kam punuar 43 vjet, kemi edhe shokë edhe shoqe.

Ardit Gjebrea: Do ta shikosh shoqen tënde?

Lulëzim: Unë nuk e di, por po të jetë ajo do të jetë mrekulli e jashtëzakonshme

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Rikthehet treni Tirane Durres me 120 km ne ore, mberrin per 20 minuta, ja kur hapet
Next Post: Edhe shtesat per femije do rriten, Albin Kurti tregon shifren e madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme