Skip to content

Lajmi I Fundit

Detajet/ Tragjedia rrugore në Dibër, emrat e të ndjerit dhe drejtuesve të automjeteve

Posted on May 31, 2026 By admin No Comments on Detajet/ Tragjedia rrugore në Dibër, emrat e të ndjerit dhe drejtuesve të automjeteve

Është identifikuar viktima e aksidentit të rëndë rrugor që ndodhi pasditen e së dielës në aksin Bulqizë–Klos, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se personi që humbi jetën si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është Halil Gjashi, rreth 60 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer në njërin prej mjeteve të përfshira në aksident.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident u përfshinë dy automjete që drejtoheshin nga Xhoni Sallaku dhe Sajmir Cecja.

Përplasja rezultoi fatale për 60-vjeçarin, ndërsa katër persona të tjerë mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital për ndihmë mjekësore.

Mësohet se një prej të plagosurve ndodhet në gjendje kritike, ndërsa të tjerët po marrin trajtim nën kujdesin e mjekëve.

Burime lokale raportojnë se personat e përfshirë në aksident po ktheheshin nga një ceremoni mortore kur ndodhi ngjarja tragjike.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në aksidentin me pasojë vdekjen e Halil Gjashit.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Pas aktit të rëndë në Vlorë, shteti bën “dëshmorin” e parë! Merret vendimi, Ja kush sapo u fundos
Next Post: Nga Stresi te vajza e Nishanit, djali i Olldashit dhe Hajdarit, ja kush siguroi një vend si anëtar i Këshillit të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme