Skip to content

Lajmi I Fundit

LAJM I MADH nga shkenca! Terapia e re kundër kancerit kalon testin e parë

Posted on May 31, 2026 By admin No Comments on LAJM I MADH nga shkenca! Terapia e re kundër kancerit kalon testin e parë

Një trajtim i ri kundër kancerit ka sjellë rezultate premtuese në një studim ndërkombëtar, duke ngjallur optimizëm te mjekët dhe studiuesit për potencialin e tij në luftën kundër sëmundjes.

Terapia eksperimentale, e njohur si “amivantamab”, u testua te pacientë me forma të avancuara të kancerit që nuk kishin reaguar ndaj trajtimeve të mëparshme, përfshirë kimioterapinë dhe imunoterapinë.

Sipas rezultateve të studimit, të zhvilluar në 11 vende të ndryshme, tumoret u tkurrën ose u zhdukën te më shumë se një e treta e pjesëmarrësve. Nga 102 pacientët e përfshirë me kancer të kokës dhe qafës, 43 treguan përmirësim të dukshëm, ndërsa në 15 raste mjekët konstatuan zhdukjen e plotë të tumoreve.

Ekspertët e përfshirë në studim e cilësojnë reagimin e pacientëve si të jashtëzakonshëm, veçanërisht duke pasur parasysh se bëhet fjalë për raste ku sëmundja kishte treguar rezistencë ndaj terapive ekzistuese.

Rezultatet pritet të prezantohen në konferencën vjetore të Shoqërisë Amerikane të Onkologjisë Klinike në Çikago, një nga aktivitetet më të rëndësishme në fushën e kërkimeve mbi kancerin.

Studiuesit raportojnë se trajtimi ka dhënë rezultate inkurajuese edhe te pacientët me kancer të mushkërive, ndërsa aktualisht po zhvillohen dhjetëra prova klinike për të vlerësuar efektivitetin e tij në lloje të tjera tumoresh, përfshirë kancerin kolorektal, të trurit dhe të stomakut.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të konfirmuar sigurinë dhe efektivitetin afatgjatë të këtij trajtimi para përdorimit të gjerë te pacientët.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Fitore në rundin e parë – Boksieri shqiptar, Leonid Berisha nokauton serbin, Filip Dostaniq (VIDEO)
Next Post: Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” merr masa të menjëhershme pas dhunës me protestuesin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme