Skip to content

Lajmi I Fundit

Burri më tradhtoi për vite, por gjithçka ndryshoi pas aksidentit” – Rrëfimi prekës i një gruaje që zgjodhi të mos dorëzohej

Posted on May 31, 2026 By admin No Comments on Burri më tradhtoi për vite, por gjithçka ndryshoi pas aksidentit” – Rrëfimi prekës i një gruaje që zgjodhi të mos dorëzohej

Një grua ka ndarë historinë e saj të dhimbshme, por edhe frymëzuese, duke treguar se si arriti të shpëtojë familjen e saj pas viteve të vështira, tradhtive dhe zhgënjimeve.

Ajo rrëfen se u martua shumë e re me dashurinë e saj të shkollës, por sapo hyri në familjen e bashkëshortit, u përball me paragjykime dhe mungesë pranimi nga vjehrra.

“Për 12 vite jetuam nën të njëjtën çati. Ishin vite të rënda, por i durova të gjitha”, shkruan ajo.

Më vonë familja u transferua në Itali me shpresën për një fillim të ri, por aty nisi një periudhë edhe më e vështirë. Sipas saj, bashkëshorti filloi ta tradhtonte vazhdimisht.

“E dija, e kuptoja, e ndjeja. Por nuk doja të ndahesha. Qëndrova për fëmijët e mi dhe për jetën që kisha ndërtuar”, tregon gruaja.

Për vite me radhë ata jetuan në të njëjtën shtëpi si të huaj. Ajo kujdesej për gjithçka, ndërsa marrëdhënia mes tyre ishte pothuajse e shuar.

Gjithçka ndryshoi kur burri i saj pësoi një aksident të rëndë automobilistik dhe përfundoi për muaj të tërë në spital me disa brinjë të thyera, hundën dhe këmbën e dëmtuar.

“Kur shkova ta shihja, e pyeta: ‘Po ajo, a s’erdhi me t’bë hyzmet?’ Sytë iu mbushën me lot”, kujton ajo.

Pak kohë më vonë, gruaja mësoi se personi për të cilin ai kishte sakrifikuar familjen nuk ishte interesuar fare për gjendjen e tij dhe madje kishte ndryshuar edhe numrin e telefonit.

Kur doli nga spitali, bashkëshorti u kthye tek ajo.

“Erdhi duke qarë. U ul në gjunjë dhe më kërkoi falje. Unë nuk kisha më as inat, as urrejtje. Kisha vetëm qetësi.”

Sot çifti vazhdon të jetë bashkë dhe pret me gëzim të bëhet gjysh.

Në fund të rrëfimit të saj, gruaja jep një mesazh për të gjitha familjet:

“Luftoni për familjen tuaj, por mos e humbni veten. Ne gratë jemi më të forta sesa mendojmë. Kur duam diçka, dimë ta mbajmë, ta ndreqim dhe ta shpëtojmë

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Deputeti i fuqishem i PS denon Zvernecin, nxjerr detajet tronditese kush po perpiqet te fshehe…
Next Post: Mesazhi që po bën xhiron e rrjetit: “19 cm e kam, të duhët ta…”, Tea Avdiu nxjerr bisedën e rëndë me Gazetarin Bledi Mane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme