Skip to content

Lajmi I Fundit

Tatimet sekuestrojnë 8 makina luksoze të Fatmir Hysenbelliut, mes tyre edhe McLaren

Posted on May 31, 2026 By admin No Comments on Tatimet sekuestrojnë 8 makina luksoze të Fatmir Hysenbelliut, mes tyre edhe McLaren

Administrata Tatimore njoftoi sekuestrimin e 8 automjeteve të një tatimpaguesi në Tiranë për borxhe të papaguara ndaj administratës. Sipas Tatimeve, mes automjeteve të sekuestruara kishte dhe marka luksoze si McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW.

Ndonëse në njoftimin zyrtar, Tatimet nuk e bënë publik emrin e tatimpaguesit, mësohet se ato ishin në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu dhe djalit të tij, Fatmir Hysenbelliu.

Sipas njoftimit, sekuestrimet u bënë pasi këto subjekte kanë 6.4 milionë euro detyrime të papaguara taksash.

“Administrata Tatimore rikujton se masat shtrënguese do të vijojnë ndaj të gjithë tatimpaguesve që nuk përmbushin detyrimet ligjore, përfshirë subjektet e referuara në Prokurori dhe ata që krijojnë detyrime të reja tatimore pas datës 31.12.2024, të cilat nuk përfitojnë nga ligji për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore.

Në kuadër të këtyre masave, strukturat e specializuara të Administratës Tatimore kanë kaluar nga bllokimi i llogarive bankare në sekuestrimin e aseteve të debitorëve, deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve.

I tillë është rasti i një tatimpaguesi në Tiranë me detyrime tatimore të papaguara në vlerën 6.4 milionë euro, të cilit i janë sekuestruar 8 automjete luksoze, mes tyre McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW. Administrata Tatimore do të vijojë pa kompromis zbatimin e masave shtrënguese ndaj çdo subjekti që shmang përmbushjen e detyrimeve tatimore.”- thuhet në njoftim,

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: PËRPLASJA MES POLICISË DHE PROTESTUESVE NË ZVËRNEC, BRAÇE DENONCON: NJË KRIM…
Next Post: ‘Soni Malaj e dashuruar me Ilir Shaqirin, është zemërthyer’, çfarë po ndodh në Ferma Vip?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme