Skip to content

Lajmi I Fundit

Arratisja spektakolare e shqiptarit nga burgu i Koridhalos në Greqi, publikohet VIDEOJA

Posted on June 2, 2026 By admin No Comments on Arratisja spektakolare e shqiptarit nga burgu i Koridhalos në Greqi, publikohet VIDEOJA

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur një burgosur 48-vjeçar shqiptar u arratis nga burgu i Korydallos. Sipas të njëjtave burime, arratisja e Edmond Tafës ndodhi gjatë shërbimit të ushqimit, pasi 48-vjeçari punonte në Depon Qendrore të Materialeve të Burgut dhe merrte pjesë në punën e transportimit të bukës.

Në pamjet e publikuara nga SKAI, shqiptari shihet duke vrapuar për t’u larguar nga zona e paraburgimit, ndërsa dy oficerë burgu e ndjekin disa metra pas tij. Arratisja ndodhi mëngjesin e së hënës rreth orës 08:30 teksa në burg ishte duke u kryer procesi i ushqyerjes.

Sipas policisë greke shqiptari ishte dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike si dhe për shkelje të ligjeve për armët dhe duhej të lirohej në korrik 2031. Në të kaluarën, ai ishte konsideruar i përshtatshëm për leje të rregullt nga këshilli kompetent dhe në këtë kontekst, kishte marrë 3 leje në 6 muajt e fundit.

Siç u tha, në të gjitha rastet ai i kishte përmbushur plotësisht kushtet e vendosura, duke u kthyer në kohë në burgun ku mbahej për të vazhduar vuajtjen e dënimit.

48-vjeçari ishte transferuar në Korydallos nga burgu i Korfuzit, ku ishte mbajtur më parë. Dy oficerë burgu u arrestuan në lidhje me rastin dhe akuzohen për arratisjen e të burgosurit. Hetimet për të gjetur të arratisurin vazhdojnë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Faktet që po ju fshehin mediat: Ja kush qëndron VËRTET pas protestave që po dridhin regjimin!
Next Post: Vajza e Mimoza Ahmetit ndan foton e papublikuar më parë, poetja mban në krahë të bijën në ’90

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme