Skip to content

Lajmi I Fundit

Zbulohet këngëtari i njohur shqiptar që performon në dasmën e Dua Lipës

Posted on June 2, 2026June 2, 2026 By admin No Comments on Zbulohet këngëtari i njohur shqiptar që performon në dasmën e Dua Lipës

Super ylli ndërkombëtar, Dua Lipa, i dha fund beqarisë në fshehtësi të plotë.

Më 31 maj, ajo kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, aktorin Callum Turner, në një ceremoni tejet private në Londër. Por, duket se kjo ishte vetëm nxehja, pasi festa e vërtetë ende nuk ka nisur.

Ashtu siç po ziejnë mediat italiane, një mega-festë dasme do të ndezë Sicilinë. Eventi do të zhvillohet në ambientet magjepsëse të Villa Valguarnera, ku pritet të mblidhet kremi i Hollivudit dhe industrisë muzikore botërore. Ndonëse gjithçka po mbahet hermetike, raportimet e fundit flasin për një listë të ftuarish dhe performuesish që përfshin emra ikonikë si Elton John, Charli XCX dhe figura kyçe të modës globale.

Pavarësisht sekreteve të shumta rreth kësaj ngjarjeje, një detaj është i sigurt. Në këtë organizim triditor, nuk do të mungojë asesi atmosfera shqiptare. Burime të sigurta kanë bërë të ditur për Prive By Liberta Spahiu se në dasmën e Duas do të performojë legjenda e muzikës shqiptare, Sinan Vllasaliu.

Prezenca e tij me hitet e pavdekshme dhe ritmin që i ngre të gjithë në këmbë, do t’i japë padiskutim një shije unike dhe nostalgjike kësaj dasme VIP, duke treguar edhe njëherë lidhjen e fortë të Duas me rrënjët e saj.

Mbetet të shihet nëse do të ketë emra të tjerë nga estrada jonë në mesin e të ftuarve. /Prive By Liberta Spahiu

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Vajza e Mimoza Ahmetit ndan foton e papublikuar më parë, poetja mban në krahë të bijën në ’90
Next Post: Telefonata e tensionuar mes Trump–Netanyahu, ushtria e izraelit merr vendimin e papritur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme