Skip to content

Lajmi I Fundit

Shkatërrim për një resort”/ Binaj: Mund të ndërtohet kudo tjetër në Shqipëri, jo në një zonë të tillë

Posted on June 2, 2026 By admin No Comments on Shkatërrim për një resort”/ Binaj: Mund të ndërtohet kudo tjetër në Shqipëri, jo në një zonë të tillë

Në studion e emisionit “Ora e Betit” në Ora News ishte i ftuar aktori dhe aktivisti Florjan Binaj, i cili foli për projektin që parashikon ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur të deltës së Vjosës.

Ai ngriti shqetësimin se projekti prek një nga ekosistemet më të veçanta në Europë dhe rrezikon ndryshimin e një zone që, sipas tij, duhet të ruhet në gjendjen e saj natyrore.

Po ndërtohet në një zonë të mbrojtur që është pjesë e deltës së Vjosës. Ky sistem është ndër më të rrallët në Europë dhe nuk mund të zëvendësohet. Janë laguna, duna dhe monumente natyrore që janë formuar për miliona vite.”-tha ai.

Gjatë diskutimit, ai tha se modeli i propozuar për resortin nuk ndryshon nga ndërtimet e zakonshme turistike dhe se, sipas tij, mund të realizohej në zona të tjera pa prekur ekosistemin.

“Pamjet e projektit janë të njëjta me çdo resort tjetër. Dhoma, pishina, fusha tenisi. Këto mund të ndërtohen kudo tjetër në Shqipëri, jo në një zonë të tillë të ndjeshme.”-u shpreh Binaj.

Në fund të diskutimit u ngrit ideja se zhvillimi turistik duhet të orientohet drejt zonave të degraduara ose më pak të mbrojtura, duke shmangur ndërhyrjet në hapësira natyrore me vlera të rralla ekologjike

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Pse qentë nuhasin zonat lNTlME të njerëzve: Kuptimi i kuriozitetit të qenve…
Next Post: “Dorëheqje, dorëheqje!”- Shqiptarët në Barcelonë protestojnë kundër qeverisë Rama: Shqipëria nuk shitet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme