Skip to content

Lajmi I Fundit

Skena Horrori: Babai kërcënon vajzën 3-vjeçare me thikë dhe e var nga dritarja

Posted on June 7, 2026 By admin No Comments on Skena Horrori: Babai kërcënon vajzën 3-vjeçare me thikë dhe e var nga dritarja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Ankaranë, ku një burrë mbajti peng vajzën e tij trevjeçare, e kërcënoi me thikë dhe e var nga dritarja e një apartamenti pas një konflikti me bashkëshorten e tij.

Sipas raportimeve nga mediat turke, incidenti ndodhi në lagjen Etimesgut. Burri dyshohet se u përfshi në një debat të ashpër me gruan e tij për arsye ende të paqarta, përpara se situata të përshkallëzohej në mënyrë dramatike.

Pas konfliktit, ai mori vajzën e mitur dhe e mbajti peng, ndërsa në dorë mbante një thikë. Dëshmitarët raportuan momente paniku kur burri u shfaq në dritaren e apartamentit duke e mbajtur fëmijën të varur jashtë ndërtesës.

Ngjarja shkaktoi alarm të madh te banorët e zonës, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet. Forcat speciale të policisë turke ndërhynë me shpejtësi dhe arritën të shpëtonin fëmijën pa lëndime.

Pamjet e incidentit u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke dokumentuar momentet dramatike para ndërhyrjes së policisë. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Fitimi deri në 7.000 euro për hektar: Kjo bimë mjekësore është ari i gjelbër, e kërkuar në të gjithë Evropën
Next Post: Shokuese: Rovena Stefa e zbulon publikisht – Ja nga burrat e martuar që më ka ngacmuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme