Skip to content

Lajmi I Fundit

Mbrojti Italianin që po tallej nga afrikanët, masakrohet me gur në kokë shqiptari në Itali

Posted on June 9, 2026 By admin No Comments on Mbrojti Italianin që po tallej nga afrikanët, masakrohet me gur në kokë shqiptari në Itali

Një ngjarje e rëndë që ka tronditur komunitetin lokal ka ndodhur në qytetin Fermo të Italisë, ku një 50-vjeçar shqiptar po lufton me vdekjen në spital. Ai ka përfunduar në gjendje kome pasi u dhunua barbarisht në ambientet e një lokali, ku kishte ndërhyrë për të mbrojtur një të moshuar italian të cilin po e bullizonin disa të rinj.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga mediat vendase, shqiptari, i cili jeton prej më shumë se 30 vitesh në Itali dhe punon si murator, ishte ulur në bar pas një dite të lodhshme pune së bashku me vjehrrin e tij. Në atë moment, ai ka vënë re se një i moshuar italian po bezdisej, po tallej dhe po ngacmohej në mënyrë të përsëritur nga një grup të rinjsh me origjinë afrikane.

I shtyrë nga ndjenja e lartë qytetare, 50-vjeçari ka ndërhyrë menjëherë për të qetësuar situatën dhe për të larguar agresorët nga i moshuari. Mirëpo, situata ka degraduar me shpejtësi. Të rinjtë janë kthyer agresivisht drejt shqiptarit dhe kanë nisur ta sulmojnë fizikisht. Gjatë përleshjes, njëri prej tyre e ka goditur me gur në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda që i kanë prerë menjëherë ndjenjat.

Pas sulmit, shqiptari u transportua me urgjencë drejt spitalit të qytetit të Ankonës, ku mjekët konfirmuan se gjendja e tij shëndetësore mbetet kritike dhe se aktualisht ndodhet në koma nën monitorimin e rreptë të aparaturave.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në Fermo, ku 50-vjeçari shqiptar njihej nga të gjithë si një njeri i punës, i qetë dhe mjaft i integruar. Fqinjët dhe banorët e zonës e kanë përshkruar atë si një person jashtëzakonisht të respektueshëm, i cili humbi shëndetin pikërisht për shkak të kurajës dhe dëshirës për të ndihmuar dikë që ndodhej në vështirësi.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët e sulmit dhe për të zbardhur dinamikën e plotë të këtij agresioni brutal.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Vjosa tradhëtare! Zeka: Kur ajo tradhëtoi Fatmir Sejdiun, mos prisni të jetë më besnike në politikë
Next Post: “Shëmtirë”, Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe deputetës së PS-së, Zeqine Caushit (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme