Skip to content

Lajmi I Fundit

Trajneri i Egjiptit zbulon të vërtetën pas gjestit “X” ndaj Argjentinës dhe rrëfen bisedën me Messin

Posted on July 16, 2026 By admin No Comments on Trajneri i Egjiptit zbulon të vërtetën pas gjestit “X” ndaj Argjentinës dhe rrëfen bisedën me Messin

Përzgjedhësi i Egjiptit, Hossam Hassan, ka sqaruar kuptimin e gjestit me duar në formën e shkronjës “X”, që shkaktoi polemika gjatë humbjes 3-2 ndaj Argjentinës në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës.

Trajneri egjiptian e bëri gjestin në minutat shtesë të ndeshjes në drejtim të arbitrit François Letexier, duke nxitur reagime të shumta dhe interpretime të ndryshme.

Në një prononcim për “The Sun”, Hassan theksoi se veprimi i tij nuk kishte asnjë lidhje me racizmin, por ishte një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë ndaj arbitrimit.

“Ai gjest nuk kishte të bënte me racizmin. Po i thosha gjyqtarit: ‘Nuk po tregon drejtësi’”, u shpreh ai.

Egjipti kishte krijuar epërsi 2-0 ndaj kampionëve në fuqi të botës, por Argjentina përmbysi rezultatin me golat e Cristian Romero, Lionel Messit dhe Enzo Fernández, duke shënuar tre herë brenda 13 minutave.

Hassan zbuloi edhe një episod me Lionel Messin pas incidentit, duke treguar se kapiteni argjentinas iu afrua për ta pyetur për gjestin.

“Messi erdhi tek unë dhe më tha: ‘Pse? Pse?’ Nuk e di çfarë tjetër tha. Ishte një nga rastet e rralla kur Messi u përfshi në debate gjatë një ndeshjeje”, rrëfeu trajneri.

Sipas Hassan, ylli argjentinas e përjetoi me shumë emocione sfidën, ndërsa vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij.

“Në fund ai përfundoi duke qarë, sepse po e përjetonte emocionalisht atë që po ndodhte. Ne ishim një ekip shumë i fortë dhe i vumë në vështirësi”, deklaroi ai.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: LAJM I MIRË! SHBA ul kohëzgjatjen e vizave, ja kategoritë që përfitojnë
Next Post: SHBA përgatitet për sulm masiv ndaj Iranit? Trump dërgon dhjetëra avionë në Izrael

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme