Skip to content

Lajmi I Fundit

E fundit! Zbuloi skandalin e pabesueshëm! Gazetarin Osman Stafa e krcënojnë, makina i vihet mbrapa dhe…(VIDEO)

Posted on July 17, 2026 By admin No Comments on E fundit! Zbuloi skandalin e pabesueshëm! Gazetarin Osman Stafa e krcënojnë, makina i vihet mbrapa dhe…(VIDEO)

Gazetari Osman Stafa ka kallëzuar këtë të premte në Policinë e Elbasanit se është kërcënuar për shkak të detyrës.

Sipas kallëzimit të bërë prej tij, Stafa ishte nisur drejt zonës së Hotolishtit, në Librazhd, për të verifikuar dhe dokumentuar me pamje filmike denoncimet e qytetarëve lidhur me marrjen e inerteve nga lumi Shkumbin.

Pas përfundimit të filmimeve, ai pretendon se është ndjekur nga një automjet tip fuoristradë, i cili i ka prerë disa herë rrugën përgjatë aksit Librazhd–Elbasan.

Në një video të publikuar në Facebook, gazetari shprehet se drejtuesi i automjetit i ka bllokuar rrugën dhe se, për shkak të natyrës së punës së tij, është ndjerë i kërcënuar nga kjo sjellje.

“Kam xhiruar rreth 20 sekonda video. Pas këtij momenti, mora makinën time, e cila mban edhe logon e televizionit ku punoj, dhe u nisa drejt Elbasanit e më pas Tiranës. Sapo dola në autostradë, një fuoristradë m’u afrua nga pas dhe më bëri me shenjë të ndaloja. Nuk ndalova dhe më pas automjeti u afrua shumë pranë krahut tim të majtë. Tentova të ngadalësoja që makina të kalonte përpara, por ajo ndaloi dhe më preu rrugën. Ishte një akt tipik mafioz, me të cilin nuk isha përballur kurrë më parë. Më pas u drejtova në Komisariatin e Policisë së Elbasanit, ku bëra edhe kallëzimin”, deklaron Stafa.

Për këtë rast pritet edhe një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Edi Rama jep lajmin e keq qe trondit shqiptaret: Pas pese vitesh…
Next Post: Kthehet “dimri” në kulmin e nxehtësisë së korrikut në këtë vend të Shqipëris

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme