Sipas informacioneve paraprake, një minator ka mbetur i bllokuar në thellësi të galerisë dhe dyshohet se ka humbur jetën.
Bëhet fjalë për shtetasin I.K., ndërsa deri në këto momente nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga Policia e Shtetit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e emergjencës dhe ekipet e specializuara të shpëtimit, të cilat po punojnë për nxjerrjen e minatorit, si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.