Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on August 2, 2026 By admin No Comments on

Një mesazh i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ndau një përjetim të veçantë gjatë kthimit nga Kisha e Laçit.

Ai tregon se kishte shkuar në Laç për të marrë pjesë në ritualin e “Të Martave të Shenjta”, një traditë e njohur që lidhet me 13 të martat në nder të Shna Ndout, ku besimtarët luten për shëndet, mbarësi dhe plotësim dëshirash.

Gjatë kthimit drejt Tiranës, diçka e papritur i ka ndodhur.

Sipas tij, një flutur i është futur në makinë dhe më pas i është ulur në dorë, duke qëndruar aty për një pjesë të mirë të rrugës.

“Po u ktheja nga kisha në Laç dhe më hyri nga xhami i makinës. Erdhi dhe më ndejti në dorë… më ndoqi deri në Tiranë,” – shprehet ai për JOQ Albania.

Në videon e dërguar në redaksi, flutura shihet teksa qëndron e qetë mbi dorën e tij, pa u larguar, një moment që vetë qytetari e ka përjetuar si diçka të veçantë.

Ai shton se e sheh këtë si një shenjë pozitive: “Mendoj se do jetë ndonjë shpirt që më sjell fat.”

Për shumë besimtarë, vizita në Kishën e Laçit shpesh shoqërohet me përjetime personale, ndërsa ky rast mbetet një histori e rrallë që qytetari ka zgjedhur ta ndajë me të tjerët.

VIDEO KËTU:

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Skena filmi në plazhin e Siçilisë! Çanta me 700 mijë euro del në breg: Pushuesit mbushin xhepat
Next Post: NDODHË NJË TJETËR MREKULLI: “Nga Kisha e Laçit deri në Tiranë, kjo flutur nuk m’u nda nga dora”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme