Vijojnë kërkimet për gjetjen e minatorit që dyshohet se ka humbur jetën në një nga galeritë e minierës në zonën e Tërnovës së Madhe, Njësia Administrative Zerqan, Bashkia Bulqizë, Ilir Koloveri 40 vjeç. Ekipet e shpëtimit, së bashku me specialistët e minierës dhe strukturat përgjegjëse, kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës dhe vijojnë operacionin edhe mëngjesin e sotëm, në përpjekje për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e minatorit.
