Skip to content

Lajmi I Fundit

E bujshme! Shteti shqiptar shpall Non Grata dy “hoxhallarët” e njohur, dyshohet se donin të bënin një

Posted on August 4, 2026 By admin No Comments on E bujshme! Shteti shqiptar shpall Non Grata dy “hoxhallarët” e njohur, dyshohet se donin të bënin një

Pasi ministri Besfort Lamallari bëri të ditur se ka shpallur “Non Grata” disa persona në lidhje me protestat që janë mbajtur gjatë dy muajve të fundit në vendin tonë, janë mësuar edhe emrat e tyre. Top Channel raporton se bëhet fjalë për dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, të cilëve janë shpallur persona të padëshiruar në Shqipëri dhe u është ndaluar hyrja në territorin shqiptar.

Pas propozimit të Njësisë Antiterror në Policinë e Shtetit, Ministria e Brendshme, me në krye Lamallarin, ka shpallur “Non Grata” Valon Beljan, ose Valjon Bela, me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, si dhe Bekir Halimin, gjithashtu me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Brendshme ka të dhëna se dy shqiptarët nga RMV-ja dyshohet se kanë kryer veprimtari në dëm të shtetit shqiptar.

Ministri Lamallari tha gjatë një interviste mediatike se nuk është vetëm aktivistja Ikbale Huduti ajo që është shpallur “Non Grata”, por edhe disa persona të tjerë, të cilët janë shpallur të padëshiruar në vendin tonë. Ministri nuk preferoi të bënte publikë emrat e tyre, por tha se i ka shpallur “Non Grata”, bazuar në kompetencat që i jep ligji shqiptar.

“Fakt është, dhe kjo është e dëshmuar, një rast që ju e përmendët më herët, ku unë, në zbatim të së drejtës që më jep ligji për të shpallur një person të padëshiruar në vendin tonë për 15 vite, ishte edhe rasti i zonjës Ikbale Huduti, e cila, në fakt, sipas informacioneve të administruara nga agjencitë e shërbimit informativ dhe të zbatimit të ligjit, provohej se kishte lidhje dhe veprimtari që përbëjnë shqetësim dhe kërcënim për Shqipërinë. Nuk është vetëm ky rast, edhe pse nuk është bërë publik. Edhe më pas, në javët në vijim, ka pasur raste të tjera, të cilët i kam shpallur persona të padëshiruar në zbatim të atributeve që më jep ligji”, deklaroi ministri.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Kishin dalë për të vrarë “KOKËN e MADHE”! Policia arreston në flagrancë 6 persona në Gjirokastër! U kapën aty ku milioneri…
Next Post: Next Post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme