Në pamje shfaqet Nathaniel Cullerton, 45 vjeç, partner në firmën prestigjioze ligjore Wachtell, Lipton, Rosen & Katz, duke u puthur me kolegen e tij 29-vjeçare, Kelsey Borenzweig, në një stol të parkut.
Videoja u regjistrua nga një krijues në TikTok, i cili iu drejtua çiftit me fjalët: “Merrni një dhomë, ka fëmijë këtu.” Sapo kuptuan se po filmoheshin, të dy tentuan të fshiheshin nga kamera, por regjistrimi vazhdoi.
Pas publikimit në TikTok, videoja u përhap me shpejtësi dhe përdoruesit identifikuan menjëherë avokatin. Vëmendja u shtua edhe më shumë pasi u raportua se Cullerton është i martuar.
Sipas raportimeve të Financial Times, ai ishte pranë një transferimi te firma rivale Gibson Dunn, një lëvizje që mund t’i siguronte fitime prej dhjetëra milionë dollarësh gjatë karrierës. Megjithatë, oferta thuhet se u tërhoq pasi videoja u bë virale.
Cullerton, i cili fiton të paktën 4 milionë dollarë në vit si partner në firmën aktuale, është vendosur në leje, ndërsa ndaj tij ka nisur një hetim i brendshëm.