Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 5, 2026 By admin No Comments on

Çfarë mendimi ka Marjana Koçeku për Edi Ramën, a është kryeministër i korruptar?

“Përderisa gjithë faktet flasin ashtu dhe kupola më e afërt e pushtetit është e zhytur në krim dhe përballet me shumë akuza nga ana e SPAK nuk ka dyshim mbi këtë pyetje” Kjo ishte përgjigjja e deputetes së pavarur të Shkodrës Marjana Koçeku e ftuar sot në studion e Çim Peka Live.

Koçeku flet për raportime të pavërteta nga ana e qeverisë tek ndërkombëtarët për të shtrembëruar raportet e këtyre të fundit në lidhje me Shqipërinë. Kjo është dhe arsyeja që ajo ka përqëndruar misionin e saj të qëndrojë pranë ndërkombëtarëve për të pasqyruar realitetin, atë që ‘fshihet’ nga qeveria por që shqiptarët e jetojnë.

Deputetja e qarkut Shkodër Koçeku dha dorëheqjen si deputete e PS-së në muajin qershor duke dalë në krah të protestave antiqeveritare dhe u pozicionua si deputete e pavarur në Kuvend.

Pjesë nga intervista

Çim Peka: A është shqipëria narkoshtet

Marjana Koçeku: Mendoj se në situatën që Shqipëria ndodhet sot është shumë larg parimeve dhe bazës themelore të demokracisë. Duhet shumë punë për tiu afruar atyre parimeve. Progres raporti ishte këmbanë alarmi mbi shumë ecuri që janë propaganduar me shumë sukses nga ana e qeverisë, por realiteti flet shumë ndryshe.

Kam takuar vetë përfaqësues të OSBE që më kanë thënë se nuk do i kishin besuar nëse nuk do i kishin parë me sytë e tyre, si është trafikuar vota, si bëhen votimet familjarje shitblerja e votës. Këto janë shumë flagrante por nuk i kemi parë të pasqyrohen në raportet që na vijnë nga jashtë,

Ka pasur dhe vijon të ketë spekullime me raportet e huaja në Shqipëri. Dhe kjo ndodh është se prezantimi shqiptar që u bëhet të huajve nuk është gjithmonë i vërtetë. Ndaj një ndër qëndrimet e mija politike është të jem sa më afër këtyre institucioneve ndërkombëtare është që të tregoj të vërtetën.

Çim Peka: Çfarë mendimi ka Marjana Koçeku për Edi Ramën, a është kryeministër i korruptar?

Koçeku: Përderisa gjithë faktet flasin ashtu dhe kupola më e afërt e pushtetit është e zhytur në krim dhe përballet me shumë akuza nga ana e SPAK nuk ka dyshim mbi këtë pyetje.

Çim Peka: A prisni tju bashkohet Spiropali?

Nuk kam pse ndihem e tradhtuar në rrafsh personal. Por ndodhemi në një situatë politike ku është shumë e rëndësishme të mbajmë qëndrime të prera. Nuk mundemi më të flasim e të veprojmë me ambiguitet. Është koha të jemi të prerë dhe fjalët e qëndrimet të kthehen në votë.

Votoi një herë kundër heqjes së imunutetit të Ballukut tani …

Nikola Kedhi: Mund të kishit votuar për heqjen e imunitetit të zonjës Balluku meqë kishit besim tek SPAK?

Marjana Koçeku: Si pjesë e PS-së isha e detyruar asokohe të mbaja linjën politike por për shkak se gjatë këtyre 10 muajve pashë shumë vendime e klimën që qëndronte shumë kundër parimeve të mija personale si individ e qytetar shqiptar mora vendimin të largohesha nga PS, por tashmë si deputete e pavarur, me një mundësi rikthimi të votimit për mandatin e deputetes Balluku sigurisht që do votoj ndryshe. Do votoj mbi atë çka unë besoj dhe kam qëndrim mbi vlerat dhe besueshmëritë e mija mbi parimet e demokracisë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Shefen e Shërbimit Sekret e kam shoqe të ngushtë!” – Ergys Agasi fliste me dy shtetas izraelitë për Vlora Hysenin, zbardhen mesazhet: Ajo do të takohet vetë dhe …
Next Post: VIDEO/ A është Edi Rama kryeministër i korruptuar? Ja si përgjigjet deputetja Marjana Koçeku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Të gjithë e mbajnë sekret, ja si të largoni erën e keqe të gojës për 5 minuta..(VIDEO)
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme