Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 5, 2026 By admin No Comments on

Mediat greke kanë publikuar videot e një bande zhvatësish e cila drejtohej nga një shqiptar nga burgu i Trikalasë.

Bëhet fjalë për një organizatë kriminale e cila përbëhej nga 9 pjesëtarë, 4 prej të cilëve ndodhen tashmë në burgjet e Greqisë, ndërsa pesë të tjerët u arrestuan të martën, e 3 nëntor dhe janë dy grekë dhe tre të huaj, të moshës 19, 17, 19, 18 dhe 20 vjeç.

Udhëheqësi i rrjetit thuhet se është shqiptari Klodian Lekoçaj. Një kriminel i njohur i dënuar, i cili po mbahet në burgun e Trikalës, sipas informacioneve, ai jepte urdhra nga brenda burgut, shkruan media greke Zougla.

Tre të tjerët të identifikuar si anëtarë të bandës janë një rom grek që ndodhet në burgun e Malandrinos dhe dy burra me origjinë egjiptiane, njëri prej të cilëve është gjithashtu i paraburgosur në burgun e Malandrinos, ndërsa i dyti është në Qendrën Speciale të Paraburgimit për të Rinj në Avlona.

Videot e regjistruara nga kamerat e sigurisë të dyqaneve të vjedhura tregojnë si banda kryente aktivitetin e grabitjes.

Një nga grabijet është ajo e një mense në Akarnon, i cili ndodhi më 5 tetor të këtij viti. Një anëtar i bandës thyen xhamin e mensës përpara se të hedhë një granatë.

Dyqanet “Paris” dhe “Best” në qendër të Athinës ishin në shënjestër të tyre gjithashtu. Ata kërkuan ‘para’ për ti mbrojtur. Pas refuzimit, në orët e para të 8 shtatorit të këtij viti, ndodhën dy shpërthime granatash në dyqanet e lartpërmendura, ndërsa ato ishin të mbyllura, duke shkaktuar dëme të rënda materiale.

Më 5 tetor, pasoi një sulm i ri, kur anëtarët e bandës hodhën një granatë jashtë dyqanit “Paris”, ndërsa klientët ishin brenda, duke rezultuar në plagosjen e lehtë të një vajze të re.

Ndaj anëtarëve të bandës u ngritën procedime penale për 13 krime.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: VIDEO/ A është Edi Rama kryeministër i korruptuar? Ja si përgjigjet deputetja Marjana Koçeku
Next Post: Thyenin xhamat dhe hidhnin granata…zbulohet banda e zhvatësve, drejtohej nga një shqiptar në burg! (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Të gjithë e mbajnë sekret, ja si të largoni erën e keqe të gojës për 5 minuta..(VIDEO)
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme