Policia greke ka arrestuar tre shtetas egjiptianë, të dyshuar për një grabitje të dhunshme ndaj një gruaje të moshuar në zonën e Marusit, në Greqi.
Të rinjtë e sulmuan gruan në mes të rrugës dhe e hodhën përtokë, me qëllim që t’i merrnin zinxhirin e floririt nga qafa.
