Ngjarja ndodhi pak pas orës 10:00 të mëngjesit, në një zonë qendrore të Marusit, pranë stacionit të trenit.
Pamjet filmike të publikuara nga mediat greke tregojnë momentin kur tre të rinjtë i afrohen të moshuarës, ndërsa ajo po ecte në trotuar. Ata nuk u shqetësuan as nga fakti se po vepronin me fytyrat e zbuluara.
Sipas raportimeve, autorët e sulmuan fizikisht gruan dhe i grabitën varësen e floririt që mbante në qafë.
Pas hetimeve, autoritetet greke arritën të identifikonin dhe arrestonin të tre të dyshuarit.