Arjan Konomi ka ngritur dyshime lidhur me raportin mes Ergys Agasit dhe ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. I ftuar në emisionin “Black Box” në Ora News, Konomi bëri një analizë të marrëdhënies mes tyre, duke u ndalur te mënyra se si Hyseni u emërua fillimisht këshilltare në Kryeministri dhe më pas në krye të SHISH-it.
