Sipas Konomit, Hyseni u largua nga detyra që mbante në Kosovë pas ardhjes në pushtet të Albin Kurtit, ndërsa emërimi i saj në Shqipëri, sipas tij, mund të ketë pasur lidhje me mbështetjen e figurave të PDK-së së Hashim Thaçit.
Analisti deklaroi se dyshon që pikërisht gjatë periudhës kur Hyseni ishte këshilltare në Kryeministri, Ergys Agasi e ka njohur dhe afruar atë. Ai hodhi më tej dyshime se Agasi mund të ketë ndikuar në emërimin e saj në krye të SHISH-it, me synimin për të pasur kontroll mbi institucionin.
Konomi theksoi se mesazhet e dashurisë të bëra publike deri më tani nuk përbëjnë, sipas tij, thelbin e çështjes, duke shprehur bindjen se mund të ketë indicie të tjera më domethënëse për raportin mes tyre.
“Dyshoj që aty Ergys Agasi e ka piketuar, e ka njohur, e ka joshur. Nuk mendoj se ka qenë një dashuri apo një lidhje që doli kur kjo ishte në institucion”, u shpreh Konomi.
Ai shtoi se, sipas dyshimeve të tij, Agasi e kishte zotëruar Hysenin jo vetëm emocionalisht, por edhe psikologjikisht dhe mendërisht, duke pretenduar se më pas kishte kërkuar vendosjen e saj në krye të SHISH-it për të pasur institucionin nën kontroll.