Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 14, 2026 By admin No Comments on

Deputetët dhe ministrat socialistë nisën të mbërrinin në resort që 1 orë para startit. Mes tyre u panë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ministrat Toni Gogu, Delina Ibrahimaj dhe Andis Salla, si dhe deputetët Iris Luarasi, Piro Vëngu, Agron Malaj dhe Elisa Spiropali.

Punimet u çelën nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili sinjalizoi nisjen e Asamblesë dhe prezantoi fjalën e kryeministrit Edi Rama.

Një nga zhvillimet e para të mbledhjes ishte vendimi i Edi Ramës për të ndërprerë transmetimin për mediat. Në nisje të fjalës së tij, kryeministri kërkoi ndjesë për ndërprerjen e sinjalit, duke deklaruar se dëshironte të ndante disa fjalë me “familjen e tij politike”, pa praninë e kamerave.

Gjatë kësaj kohe, telefonat e të pranishmëve janë të fikur dhe komunikimi me anëtarët e Asamblesë brenda sallës është i pamundur. Për rrjedhojë, përmbajtja e plotë e diskutimit të Ramës me socialistët nuk është bërë ende publike.

Pas këtij komunikimi me dyer të mbyllura, kryeministri pritet të mbajë edhe fjalimin e tij publik për mediat.

Paralelisht me mbledhjen në Lalëz, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Fierit, u ka dërguar me mesazh anëtarëve të Asamblesë një letër të gjatë me titull “Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj”.

Veliaj kishte kërkuar të merrte pjesë në mbledhje, por nuk u lejua nga autoritetet. Në këto kushte, vendosi të publikojë fjalimin që kishte përgatitur për Asamblenë.TopChannel

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Kam rrahur burra, kanë guxuar t’më afrohen”, deklarata e fortë e Valbona Selimllarit: Kurrë nuk ka ndodhur që…
Next Post: Zbulohen VENDIMET e Ramës në Asamble/ Shkarkon Erion Veliajn si drejtues politik i Tiranës, vendosen…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Dramë në mbledhjen e PS! Spiropali mbajti fjalët gozhduese, Edi Rama merr vendimin: Të përjashtohet nga PS
  • Të gjithë e mbajnë sekret, ja si të largoni erën e keqe të gojës për 5 minuta..(VIDEO)
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme