Dy turistë kanë shkaktuar dëme në një kishë në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, pasi kanë hequr një statujë të artë të Jezu Krishtit nga kryqi prej druri dhe e kanë thyer në tokë, ndërsa qeshnin me veprimin e tyre.
Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë gjatë natës së 11-12 nëntorit, jashtë Shenjtërores së Mëshirës Hyjnore, në qendrën historike të qytetit. Sipas mediave, dy personat dyshohet se janë turistë britanikë, por identiteti dhe kombësia e tyre nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
