Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 15, 2026 By admin No Comments on

Mary rrëfen se që në adoleshencë kishte pasur një varësi emocionale ndaj partnerëve. “Kam qenë gjithmonë ajo vajza që ndjehej e plotësuar vetëm kur isha në një lidhje,” thotë ajo. Por, marrëdhëniet e njëpasnjëshme me burra që nuk i sillnin lumturi, e shtynë drejt një pikë kthese.

“Fillova të ndihesha sikur po e humbisja veten. Sikur çdo lidhje të më konsumonte pak nga pak.”

Në vend që të kërkonte një partner tjetër, Mary vendosi t’i jepte fund përkohësisht jetës s*ksuale. Ajo e nisi këtë periudhë si një eksperiment njëmujor, por ajo që ndjeu gjatë këtij muaji e shtyu të vazhdonte.

“Për herë të parë ndjeva qetësi. Askush nuk më kërkonte gjë, nuk më kontrollonte, nuk më manipulonte. Ishte liri.”

Gjatë viteve të celibatit, Mary mësoi të kujdesej për veten. Ajo nisi të udhëtonte vetëm, të praktikonte joga dhe të shkruante në ditar. Këto rutina të thjeshta e ndihmuan të rindërtonte një marrëdhënie me vetveten.

“Fillova të pyes veten: Çfarë dua unë? Jo çfarë pret partneri im, por unë. Dhe për herë të parë nuk ndihesha fajtore për të qenë egoiste.”

Përzgjedhja e saj nuk u mirëprit gjithmonë nga rrethi shoqëror. Miqtë shpesh e pyesnin: “A nuk të mungon intimiteti?”, ndërsa disa burra mendonin se ajo thjesht po e përdorte si justifikim.

“Shumë mendonin se kisha kaluar një përvojë të keqe ose që thjesht nuk kisha mundësi. Por ishte krejt ndryshe. Isha më e fortë se kurrë dhe më e vetëdijshme për atë që meritoja.”

Sot, Mary nuk është kundër lidhjeve romantike. Ajo nuk e përjashton mundësinë për të rënë në dashuri apo për të ndarë intimitet me dikë në të ardhmen. Por tani, kjo do të ndodhë vetëm nëse do të jetë një lidhje që ushqen shpirtin e saj – jo vetëm nevojat e përkohshme.

“Unë dua një dashuri që nuk më lodh, që nuk më konsumon, por më rrit. Nëse nuk e gjej, jam mirë edhe vetëm.”

Rrëfimi i papritur i 33-vjeçares: “Hoqa dorë nga burrat për 7 vjet. Ja ç’më ndodhi”

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Na vijnë te dyert e familjeve kur flasim për shefen”/ Spiropali akuza ndaj Ballukut: Institucionet përdoren për …
Next Post: Rrëfimi i papritur i 33-vjeçares: “Hoqa dorë nga burrat për 7 vjet. Ja ç’më ndodhi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme