Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 16, 2026 By admin No Comments on

E gjithë ngjarja ndodhi pasditen e djeshme kur Antidroga u vu në lëvizje në pikën kufitare të Vërmicës, pas informatave se shtetasit Blerta Hyseni dhe Adnan Podvorica po udhëtonin drejt Kukësit, me dyshimin se do të furnizoheshin me kokainë.

Rreth orës 18:00, policia ndaloi një BMW X6 të kuqe, menjëherë pasi kishte hyrë në territorin e Kosovës. Në timon ishte Podvorica, ndërsa në ulësen e pasagjerit ndodhej Hyseni. Antidroga vijoi menjëherë meë kontrollin ndaj makinës me të cilën lëviznin dyshja, ndërsa bëhet me dije se u gjetën rreth 105.7 gramë substancë të dyshuar kokainë.

Gjithashtu, u sekuestruan dy fishekë të kalibrit 9 mm, dy telefona iPhone dhe vetura.

Aksioni policor u zhvilluar dhe më tej në Bardhosh të Prishtinës, ku hetuesit kontrolluan shtëpinë dhe lokalin “Siena Bar” të Podvoricës. Në shtëpinë e këtij të fundit nuk u gjet asgjë e dyshimtë, ndërsa në lokal u sekuestrua një pajisje për identifikimin e GPS-it dhe kamerave.

Pas konsultimit me Prokurorinë Themelore në Prizren, u dha urdhër që të dy personat të intervistoheshin si të dyshuar për veprën penale që lidhet me blerjen, posedimin, shitjen ose shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve dhe më pas të ndaloheshin për 48 orë.

Mirëpo, pas marrjes në pyetje të dyshes, ngjarja u përmbyll në mënyrë tragjike pasi Blerta Hyseni u ndje keq që në ambientet e Komisariatit, nga ku u mor me urgjencë dhe u transportua në spital.

Fatkeqësisht, ndonëse bluzat e bardha u munduan për ta mbajtur në jetë, Hyseni vdiq në spital.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Sinoptikanët japin alarmin për javën// Vjen stuhia që do të sjellë rrebeshe dhe dëborën e parë…!
Next Post: TRONDITËSE, ishte nisur drejt Shqipërisë për t’u furnizuar me kokainë, 26-vjeçarja shqiptare vdes pas marrjes në pyetje nga Antidroga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme