Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, është gjendur sërish në qendër të një skandali që prek drejtpërdrejt Kosovën dhe shqiptarët.
Në një aktivitet zyrtar të Bashkimit Evropian në Bruksel, më 15 nëntor, u interpretua melodia e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila përmban pretendime territoriale të Serbisë ndaj Kosovës.
Një këngë e krijuar në vitin 1989, në kulmin e ngritjes së nacionalizmit serb nën regjimin e Sllobodan Millosheviçit.
