Sipas tij, Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar.
“Ka gjithmonë komunikime me shqiptarët që jetojnë në diasporë.
Është shumë e rëndësishme mbështetja e diasporës, sepse ne e dimë se gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit. Urojmë që të jetë Nëntori i Tretë dhe Rama të japë dorëheqjen. Kështu, do të festonim 28 Nëntorin, një ditë feste, ku vendi është i çliruar nga këto persona, që i kanë bërë keq Shqipërisë.
Gjobat e vendosura ndaj qytetarëve janë krejtësisht të paligjshme, sidomos në protestat që kanë qenë paqësore. Gjobat e paligjshme nuk do na ndalin”,- tha Marku.