Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 17, 2026 By admin No Comments on

Ndërkohë, në mbrojtje të Piktorit doli kryetari i BDI-së, duke thënë se të rinjtë e Shqipërisë janë nën ndikimin e manipulimit të qarqeve armiqsore të mëmëdheut!?

Këtë e tha njeriu që e kanë ulur në prehën qarqet politike e policore antishqiptare, këtë pra e pohoi njeriu që me aq entuziazëm iu përkushtua realizimit të projektit serbo-rus ‘Ballkani i Hapur’, njeriu që i shiti shqiptarët e Maqedonisë vetëm që familjarët e tij të mund të blejnë pasuri përrallore!

Pra, këtë e tha njeriu që më së miri dëshmon një të keqe tonën mbarëkombëtare: se edhe analfabetët tanë, edhe bardët, edhe hajdutët, edhe të ndershmit, edhe të pafytyrët e të ndërgjegjshmit…, të jenë në të njëjtin rrafsh dhe cilido prej tyre mund të vetëshpallet strateg kombëtar.

Mbase shkaku i kësaj tollovie, vëllezërit tanë të mëmëdheut, vonë e kuptuan se kishin rënë në duart e kryesuesit të ‘Alenacës së Qelbësirave’ – Piktorit, në duart e njeriut që beson se shqiptarët janë një kope kokëtulash që kurrë nuk do ta kuptojnë gënjeshtrën e tij: se është duke e murosur parajsën me muratorët e ferrit!

Pra me vonëse e pane se Kryeministri i tyre kishte harruar se deri më sot nuk ka ndodhur që ndonjë diktator ta fitojë betejën kundër studentëve dhe rinisë dhe se dallimi mes protestave në Tiranë dhe atyre perëndimore ka të bëjë me atë se rinia franceze proteston për mirëqenie, ndërsa rinia shqiptare për ta shpëtuar Shqipërinë dhe popullin shqiptar!

Ndërkohë do mbetet e paqartë si nuk u gjetë në ‘Aleancën e Qelbësirave’ një hajdut më i kthjelltë që t’i tregonte Piktoirt se heredo-kurdo populli do e kuptonte se bunkerin dhe kopshtin e lumturisë së vet në Surrel ai e kishte ndërtuar mbi tokën e një Shqipërie, të cilën e kishte bërë të pabanueshme për shqiptarët.

Siç do mbetet e pakuptimtë se si nuk mbeti një burrë i vetëm në atë paçavure të quajtur PS, që t’i thotë Piktorit se, nëse do të vazhdojë të jetojë me bindjen se pa të nuk mund të ketë Shqipëri dhe nëse nuk jep dorëheqje, ai vetëm do ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë “Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar”.. Me 28 nëntor të …!
Next Post: Kim Mehmeti: Nëse nuk jep dorëheqje dhe nuk ikën në Izrael, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Zbulohet maska që zhduk rrudhat si me magji për 1 ditë, ja si ta përgatisni në shtëpi menjëher..(VIDEO)
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme