Një situatë e vështirë ndërmjetësimi u shfaq këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
Vëllai thirri motrën e tij për t’u përballur pasi sipas tij ajo dhe vëllai i tij, në një kohë kur ai ishte në koma për shkak të aksidentit dhanë firmat për të liruar
personin që u bë shkak për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore. Sipas tij për të bërë këtë veprim ata kanë marrë edhe para nga i ati i djalit që e aksidentoi.
