Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 19, 2026 By admin No Comments on

Xhafaj u ndal te ndryshimet që sipas saj kanë ndodhur në mënyrën e organizimit të sulmeve kibernetike, të cilat mund të prekin sektorë të ndryshëm, nga sistemet bankare te komunikimi dhe shërbimet jetike. Ajo paralajmëroi se, në rast të një sulmi të përmasave të mëdha, dëmet mund të jenë të konsiderueshme, deri në pikën kur mund të nevojitet ndërprerja e plotë e rrjetit.

“Informacioni që kam pasur si zyrtare në Departamentin e Emergjencave Civile është se, gjatë kësaj kohe, duket se kanë ndodhur disa ndryshime sa u përket sulmeve kibernetike, të cilat mund të kryhen nga njerëz në vende të ndryshme. SHBA ka pasur probleme edhe me bankat, por kjo dukuri po përhapet në shumë sektorë të tjerë. Bëhet fjalë për sulme që mund të prekin komunikimin, sistemet dhe shërbimet jetike. Nëse do të ndodhte një sulm i tillë, dëmi mund të ishte shumë i madh.”- u shpreh Xhafaj.

Studiuesja u shpreh se sistemet mbrojtëse nuk ofrojnë ende siguri absolute dhe se pavarësisht përpjekjeve për t’u përgatitur për sulme të mundshme, rreziku i bllokimeve mbetet i pranishëm.

“Mund të kemi herë pas here sulme të tilla, kështu që janë dhënë paralajmërime të bëjmë testime dhe të jemi gati, por nuk mund t’i parandalojmë të gjitha. Mund të kemi bllokime sërish. Për momentin nuk jemi 100% të sigurt, sepse jemi ende në hapat e parë të arritjes së këtij qëllimi. Gjatë këtyre dy-tre viteve mund të ketë vështirësi në shërbime të ndryshme, prandaj mund të na duhet të fikim rrjetin.”- deklaroi studiuesja.

Ajo foli gjithashtu për kufijtë e perceptimit njerëzor dhe mundësinë që realiteti të jetë shumë më i gjerë nga sa arrijmë të kuptojmë. Sipas saj, zhvillimi teknologjik dhe ekzistenca e formave të tjera të jetës mbeten çështje që kërkojnë një kuptim më të thellë nga njerëzimi.

“Njerëzimi ende nuk ka kontroll 100% mbi inteligjencën artificiale, do të duhen vite. Ne jemi në një nivel shumë të ulët për të përcaktuar dhe kuptuar nivele të tjera. Macet janë si spiunë në planetin tonë. Ato kanë valë dhe shikojnë gjithçka. Edhe UFO-t janë si ne, por shqisat tona nuk janë në gjendje ta kuptojnë plotësisht botën. Ndoshta alienët janë më pranë nesh nga sa mendojmë”, përfundoi Xhafaj.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Babai dhe vajza zhduken gjatë shëtitjes në pyllë. 10 vjet më vonë, nëna mèrr një letër që e trondit…!
Next Post: Bota 72 orë në errësirë? Pranvera Xhafaj: Mund të fikim të gjithë rrjetin, macet janë si spiunë në planet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme