Malaria shfaqet në Shqipëri, konfirmohet rasti i parë! Çfarë është sëmundja, si transmetohet dhe cilat janë simptomat?
Shqipëria regjistron një rast të konfirmuar me malarie, një sëmundje infektive që prej dekadash nuk është përhapur në mënyrë endemike në vend.
Pacienti është një shtetas i huaj, i cili ndodhet i izoluar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po merr edhe trajtimin përkatës. Ndërkohë, dyshohet edhe për një rast të dytë, i cili ende nuk është konfirmuar.
