Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi se ka komunikuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas incidentit të ndodhur në koncertin e mbajtur më 15 nëntor në Bruksel, në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Gjatë një debati të zhvilluar më 17 nëntor në Komisionin për Çështje të Jashtme dhe Evropiane të Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Kos tha se Kurtit i kishte shprehur keqardhje për interpretimin e një kënge nacionaliste serbe, që nuk duhej të ishte pjesë e aktivitetit.
