Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 19, 2026 By admin No Comments on

Gjatë bisedës, Hoenderkamp shpjegoi se tema e diskutuar kishte prekur edhe përvojën e saj personale si grua dhe nënë e dy fëmijëve të moshave shumë të ndryshme.

“Unë jam një grua, por jam gjithashtu edhe nënë. Kam një djalë të rritur dhe një vajzë shumë të vogël”, u shpreh ajo, përpara se të ndante lajmin e papritur me kolegët.

“Do të bëhem së shpejti nënë e tre fëmijëve. Aktualisht jam 12 javëshe shtatzënë me fëmijën tim të radhës”, zbuloi moderatorja.

Renee është tashmë nënë e një djali 37-vjeçar dhe e vajzës Alice, 8 vjeçe. Ajo tregoi se fillimisht kishte qenë e bindur se fëmija që priste do të ishte djalë, por tashmë ka mësuar se do të sjellë në jetë një tjetër vajzë.

Vendimi për t’u bërë sërish nënë nuk ka qenë i lehtë. Moderatorja zbuloi se ideja për të pasur një fëmijë tjetër e kishte shoqëruar prej rreth 18 muajsh. Edhe pse kishte ngrirë më parë vezët, ajo nuk arriti të gjente specialistë fertiliteti në Mbretërinë e Bashkuar që të pranonin ta ndihmonin për shkak të moshës.

Për këtë arsye, Hoenderkamp iu drejtua trajtimit të fertilitetit në Poloni, ku iu deshën tri përpjekje për të arritur shtatzëninë.

Ajo ka treguar gjithashtu se vendimi për të sjellë në jetë një fëmijë në një moshë më të madhe nuk është pritur gjithmonë pozitivisht. Pas lindjes së vajzës Alice, kur ishte 50 vjeçe, moderatorja ishte përballur me kritika dhe komente personale për zgjedhjen e saj.

Lajmi i shtatzënisë shkaktoi reagime të menjëhershme në studio. Një prej panelistëve pranoi fillimisht se kishte mbetur i hutuar nga njoftimi, ndërsa Cai Wilshaw e cilësoi atë si “të mrekullueshëm”. Nga ana tjetër, Tre Lowe e përshkroi shtatzëninë si “një mrekulli”.

Pas transmetimit, Hoenderkamp falënderoi përmes një postimi në rrjetin social X të gjithë ata që i kishin dërguar urime, duke iu përgjigjur edhe personave që vijonin të kritikonin vendimin e saj për t’u bërë nënë në këtë moshë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Denoncimi: Shefi i Komisariatit nr. 1 më dhun*i e kanosi vetëm pse isha në protestë në mënyr…!
Next Post: Moderatorja e njohur shtatzënë në moshën 59-vjeçare, ajo zbulon surprizën live në transmetim (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme