Në një emision televiziv është trajtuar sot historia e një 34-vjeçareje, e cila ka zgjedhur të flasë publikisht për atë që pretendon se ka përjetuar gjatë marrëdhënies me ish-bashkëjetuesin e saj, 52-vjeçarin Bledar Bakaj, dajën e deputetes socialiste Zegjine Çaushi.
Në një rrëfim të mëparshëm, ajo deklaroi se ishte mbajtur peng, dhunuar dhe përdhunuar prej tij. Akuza të rënda, të cilat Bakaj i ka mohuar. Por ngjarjet morën një tjetër përmasë më 13 shtator 2026, në fshatin Suk të Roskovecit. Pavarësisht një urdhri mbrojtjeje, Bakaj shkoi në banesën e ish-bashkëjetueses së tij.
