Një video e publikuar në rrjetet sociale, në të cilën pretendohet se shfaqet një kryebashkiak në momente intime me një punonjëse të institucionit që drejton, ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në opinionin publik.
Sipas raportimeve të mediave, pamjet dyshohet se janë regjistruar brenda zyrës së kryebashkiakut, ndërsa më pas janë shpërndarë në internet, duke shkaktuar polemika rreth sjelljes së zyrtarëve publikë.
