Dy prej anijeve të përfshira në incidente kërkuan ndihmë, ndërsa pasojat e katër sulmeve të tjera mbeten të paqarta. Autoritetet nuk kanë raportuar asnjë anije të fundosur.
Incidenti më i rëndë ndodhi më 17 nëntor, kur një anije cisternë u godit nga një predhë e paidentifikuar në veri të Khasabit, në Oman. Si pasojë e sulmit, një anëtar i ekuipazhit rezulton i zhdukur dhe 11 të tjerë mbetën të plagosur. Anija u përfshi nga flakët, përpara se ekuipazhi të evakuohej dhe ajo të tërhiqej drejt portit.
Raporti evidenton gjithashtu një rënie të mëtejshme të lëvizjes së anijeve në këtë korridor detar. Gjatë shtatë ditëve u regjistruan 115 kalime të anijeve që dilnin nga ngushtica dhe 148 kalime të anijeve që hynin, krahasuar me përkatësisht 139 dhe 169 kalime një javë më parë.
Ndërkohë, Qendra e Përbashkët e Informacionit Detar (JMIC) e ka klasifikuar nivelin e kërcënimit në Ngushticën e Hormuzit si “të rëndë”, duke paralajmëruar se sulme të tjera ndaj anijeve janë shumë të mundshme.